Live

VV insiston në Haxhiun, Kusari-Lila i referohet kryeparlamentare në ardhje – përmend edhe zgjedhjet si opsion

16:34 / 21 Prill 2025

Nga Kosova Live

Mimoza Kusari-Lila nga Alternativa ka dhënë një sinjal se Lëvizja Vetëvendosje edhe gjatë tentimit për marrëveshje politike insiston në Albulena Haxhiun për kandidate për kryeparlamentare.

Kjo meqë gjatë deklarimit të saj pas ndërprerjes së seancës, ajo i referohej Haxhiut si kryetare e Kuvendit në ardhje, transmeton klankosova.tv .

Ndër tjera, ajo u shpreh se nëse vazhdohet me këtë qasje të liderëve partiakë, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja, transmeton klankosova.tv.

”Votimi për kryetarin/en e nënkryetarët e Kuvendit, është votim që kërkon pjesëmarrjen për të gjithë deputetët e Kuvendit”.

”Në situatën aktuale, ashtu siç po deklarohen ata, i bie që ne si grupi më i madh parlamentar, kemi forcën që të bllokojmë zgjedhjen e nënkryetarëve”.

”Të gjithë ata, LDK ka kthyer përgjigje negative në atë proces. Ne nuk kemi asnjë qëllim që ta bëjmë bllokimin e konstituimit të kuvendit”.

”Në deklarimet aktuale, kjo duket se zgjidhja më e afërt janë zgjedhjet”.

”T’i thrrasim grupet politike, ta konstituojmë kuvendin, dhe të dakordohemi që me 80 vota e shpërndajmë kuvendin dhe shkojmë në zgjedhjet tjera. Ashtu kemi pasë edhe deklarimin edhe ofrimin e datave potenciale, për atë se kur vendi mund të shkojë në zgjedhje tjera parlamentare”.

”Ne nuk jemi të interesuar që kjo bllokadë të vazhdojë. Nuk jemi të interesuar që ta shtyjmë këtë situatë pafund deri në zgjedhjen e presidentit apo presidentes”.

”Nuk e kemi këtë hapësirë kohore të pafund në raport me qeverinë. Kështu siç jemi me këto pozicione ju betohem se mund të shkojmë në dy vite”.

Shpërndaje në

U Kopjua