Live

Xheneta për rikthimin e Eglit në BBVA: Dështim, po më imiton vazhdimisht

17:04 / 31 Mars 2025

Nga Kosova Live

Në programin në Top Channel, disa ish-banorë dhe analistë diskutuan zhvillimet e fundit të Big Brother VIP Albania, duke u fokusuar kryesisht tek rikthimi i Egli Takos në shtëpi, një vendim që ka shkaktuar shumë reagime si brenda ashtu edhe jashtë formatit.

Një nga temat më të nxehta të bisedës ishte komentimi i Xhenetës, ish-banore e BBVK dhe e përfshirë në një marrëdhënie me Gjestin, e cila pati një qëndrim të fortë mbi rikthimin e Eglit.

Xheneta e cilësoi këtë hap si një dështim për Eglin, duke thënë se ajo kishte humbur identitetin e saj dhe po imiton vazhdimisht fjalët dhe situatat që Xheneta ka pasur gjatë qëndrimit të saj në shtëpi.

“Prej momentit kur Egli është rikthyer, është dështim për të. Ajo ka humbur identitetin sepse përdor fjalët e mia, situatat që kam përjetuar, dhe po më imiton në çdo hap. Kjo nuk është vetëm me këtë situatë, por ka shumë situata të tjera. Unë çdo ditë marr video në Instagram dhe mendoj se Egli është e aftë të krijojë një identitet të vetin dhe një lojë për vete. Ka mjaft argumente dhe është një vajzë e bukur dhe e zgjuar, prandaj nuk e kuptoj pse duhet të më kopjojë mua”, u shpreh Xheneta.

Deklarata e saj ndezi një debat të ashpër mes opinionistëve, duke hapur pyetje mbi strategjinë e Eglit në lojë dhe nëse ajo po përdor një taktike kopjimi, apo thjesht po ndjek rastësisht një rrugë të ngjashme me të tjerët.

Shpërndaje në

U Kopjua