Live

Xherdan Shaqiri rikthehet në stërvitje te Liverpooli

10:21 / 31 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Xherdan Shaqiri është rikthyer në stërvitje tek klubi i tij Liverpooli. Futbollisti shqiptar pësoi një lëndim me kombëtaren e Zvicrrës, por mesa duket rikuperimi ishte i shpejtë.

Futbollisti u pa dje në stërvitjet e ekipit krahas, Salas, Firminhos e Keitas.

“Jam me të vërtetë i lumtur që jam rikthyer, më në fund. Kam pasur një lëndim me ekipin nacional dhe jam rikuperuar në ‘Melëood’ derisa skuadra ishte në Amerikë”, tha fillimisht Shaqiri.

“Tani jam i kënaqur që jam rikthyer dhe që kam filluar sërish punën. Jam i gatshëm ta ndihmoj skuadrën time”

Lojtari do të jetë i gatshëm, për sfidën me Manchester Cityn në kuadër të kupës  FA Community Shield. Ndeshja zhvillohet në stadiumin  e “Wembley”, të dielën

Shpërndaje në

U Kopjua