Live

Zelensky i emocionuar gjatë takimin me Starmer, dalin pamjet ku duket pothuajse i përlotur

10:34 / 02 Mars 2025

Nga Kosova Live


Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të shtunën u takua me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Downing Street, pas vizitës së tij në Shtëpinë e Bardhë të premten.

Zelensky e falënderoi Starmerin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës.

Zelensky është shfaqur i përlotur dhe i emocionuar përballë Starmer në Down Street teksa mori mbështetjen e Britanisë për Ukrainën.

Pamjet kanë tërhequr vëmendjen e mbarë botës, si një kontrast i thellë me atë që bota pa mbrëmë mes Zelensky-Trump.

https://streamable.com/e/d6jt0i?quality=highest

Shpërndaje në

U Kopjua