Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky uroi Estoninë për Ditën e Pavarësisë dhe paralajmëroi se vendet me popullsi të madhe rusishtfolëse mund të jenë objektivat e radhës të Moskës.
“Momenti më i rrezikshëm është kur vendet e Evropës Lindore kanë njerëz me rrënjë ruse – jo sepse ata vetë përbëjnë një kërcënim, por sepse Kremlini do të përdorë sigurinë e tyre si pretekst për pushtim”, tha Zelensky. Ai renditi Poloninë, Sllovakinë, Letoninë, Moldavinë dhe Estoninë midis objektivave të mundshëm të Putinit.
Ai tha se një skenar i ngjashëm ndodhi në vitin 2014, kur Rusia aneksoi Krimenë dhe filloi pushtimin e saj në Donbas. “Në fillim, ata thanë se nuk po pushtonin territoret tona, por po mbronin popullsinë rusisht-folëse”, tha Zelensky.
“Nëse biem… Unë besoj se të gjitha këto vende që përmenda janë në të njëjtin rrezik për shkak të politikës ruse dhe pikëpamjes së tyre për konceptin e ‘botës ruse’”, thotë Zelensky.