Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, gjatë një interviste për Fox News tha se nuk e di nëse përballja me Trump dhe Vance ishte një pritë e planifikuar, siç kanë sugjeruar disa demokratë.
“Ishte thjesht një situatë vërtet e vështirë”, thotë ai.
“Dua të jem shumë i sjellshëm”, këmbëngul ai, por thotë se disa politikanë kanë dhënë informacione të pasakta për vdekjet në Ukrainë dhe gjendjen e vendit të tij. Dhe kur këto lloj gjëra u përmendën sot, “nuk ishte mirë”.
Zelensky ka falënderuar SHBA-të për mbështetjen në luftën për t’u mbrojtur nga Rusia, raporton BBC.