Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në kryeqytetin turk, Ankara, për bisedimet me presidentin Rexhep Tajip Erdogan.
Presidenti ukrainas ka zbritur nga avioni dhe është pritur nga anëtarë të ushtrisë turke në pistën e aeroportit.
Pasi zbriti nga avioni i tij, Zelensky mbajti një fjalim të shkurtër në pistën e Aeroportit Esenboga në Ankara, Turqi.
Ai shton se Ukraina është në kontakt me delegacionin amerikan në lidhje me bisedimet me Rusinë.
Zelensky, duke folur për delegacionin e Rusisë në Stamboll, thotë: “Zyrtarisht, nuk jam në dijeni të nivelit [të përfaqësimit] të rusëve. Por nga ajo që kemi parë, ata duken si rekuizita zëvendësuese”.
Presidenti shton se Ukraina do të vendosë për hapat e saj të mëtejshëm pasi të takohet me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.