Live

Zelensky thotë se sulmet ruse po vazhdojnë pavarësisht se Putin shpalli ‘armëpushim’

08:08 / 20 Prill 2025

Nga Kosova Live

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se ka urdhëruar forcat e tij të “ndalojnë të gjitha aktivitetet ushtarake” në Ukrainë, pasi ai shpalli “armëpushimin e Pashkëve” deri në fund të së dielës.

Ai tha se armëpushimi 30-orësh do të zgjasë deri në orën 22:00 të dielën (00:00 me orën e Moskës), duke shtuar se forcat ruse duhet të jenë të përgatitura për t’iu përgjigjur “çdo shkeljeve të mundshme”.

Por, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Kievi do t’i përmbahet armëpushimit, por akuzoi Moskën për shkeljen e tij, shkruan BBC, transmton Klankosova.tv

“Nëse Rusia tani është papritur gati për t’u përfshirë me të vërtetë në një format heshtjeje të plotë dhe të pakushtëzuar, Ukraina do të veprojë në përputhje me rrethanat – duke pasqyruar veprimet e Rusisë”, tha ai.

Por, ai tha se luftimet vazhduan në rajonet Kursk dhe Belgorod të Rusisë dhe dronët rusë ishin ende në përdorim, por shtoi se disa zona ishin bërë më të qeta. 

Shpërndaje në

U Kopjua