Laburistët e kryeministrit australian, Anthony Albanese do të fitojnë shumicën e vendeve, sipas sondazhit të ABC – që do të thotë se partia do të formojë qeverinë e ardhshme pa pasur nevojë për një koalicion.
E në fjalën e tij, Albanese tha se shërbimi si kryeministër ka qenë nderi më i madh i jetës së tij, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
“Bashkët e mi australianë, shërbimi si kryeministër juaj është nderi më i madh i jetës sime”, thotë ai.
“Dhe është me një ndjenjë të thellë përulësie dhe ndjenjë të thellë përgjegjësie që gjëja e parë që bëj sonte është t’i falënderoj popullit të Australisë për mundësinë për të vazhduar t’i shërbejë kombit më të mirë në tokë.”
“Sot populli australian ka votuar për vlerat australiane. Për drejtësinë, aspiratën dhe mundësinë për të gjithë. Për forcën për të treguar guxim në fatkeqësi dhe mirësi për ata që kanë nevojë”, shtoi tutje kryeministri.