Live

Zgjedhjet në Shqipëri, KQZ: 40 euro për çdo fletëvotim që do të dërgohet në diasporë

13:42 / 31 Mars 2025

Nga Kosova Live

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Shqipëri ka hyrë në fazën përfundimtare të procedurës së prokurimit për zgjedhjen e kompanisë që do të dërgojë fletëvotimet për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Ky proces pritet të përfundojë brenda dy ose tre ditëve.

Pasi të përzgjidhet kompania, fletët e votimit do të fillojnë të dërgohen në 85 shtete ku janë regjistruar zgjedhësit shqiptarë.

Për këtë proces është ndarë një fond prej 10 milionë eurosh pa TVSH, dhe çdo fletëvotim do të ketë një kosto prej rreth 40 eurosh.

Sipas rregullave të përcaktuara nga KQZ, postieri do të dorëzojë personalisht zarfin me fletën e votimit dhe votuesi do të duhet të firmosë pranimin.

Nëse votuesi nuk ndodhet në shtëpi gjatë dorëzimit, postieri do të kthehet dy herë më pas. Nëse pas tentativave të shumta dorëzimi nuk realizohet, zarfi me fletën e votimit do të kthehet në KQZ.

Sipas të dhënave të fundit, janë gjithsej 245.808 zgjedhës të regjistruar në listën e votuesve jashtë Shqipërisë.

Shpërndaje në

U Kopjua