Live

Zhduket një i mitur në Arllat

09:01 / 12 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Një i mitur është zhdukur në fshatin Arllat të Gllogocit.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se zhdukjen e ka konfirmuar ankuesi mashkull kosovar, i cili bëri të ditur se fëmija i mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

“Fsh. Arllat, Gllogoc  09.07.2025 – 15:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se ditë më parë nipi i tij  i mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, njofton PK.

Shpërndaje në

U Kopjua