Policia në Pejë ka bërë apel për ndihmë nga qytetarët në kërkimin e personit të zhdukur, Fadil (Gjem) Muqaj.
Muqaj, i lindur më 13 gusht 1967 në fshatin Jabllanicë e Madhe, Pejë, është raportuar i zhdukur dhe Policia e Kosovës, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, ka publikuar fotografinë dhe të dhënat e tij me qëllim lokalizimin e tij sa më shpejt, transmeton Klankosova.tv.
“Policia kërkon nga çdo qytetar që disponon ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës në numrat e telefonit apo adresat elektronike të stacioneve më të afërta policore”.