Një burrë ka raportuar në polici se vajza e tij është zhdukur në Gjilan.
Rasti raportohet të ketë ndodhur më 20 qershor ndërmjet orës 03:00 dhe 07:00 të mëngjesit, transmeton Klankosova.tv.
“Ankuesi kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e policisë.