Gazetarja Qliresa Hasani ka dhënë detaje në lidhje me zhdukjen e 17-vjeçares në Ferizaj.
Ajo ka bërë të ditur se familja kanë kërkuar ndihmën e policisë dhe këta të fundit kanë nisur hetimet.
Policia gjithashtu ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vajzës, përcjell Klankosova.tv.
“Një 17-vjeçare A.K ka dalur nga shtëpia më 2 maj rreth orës 19:00 dhe që nga ai moment nuk ka kontaktuar asnjëherë me familjen dhe ata nuk janë në dijeni se ku gjendet vajza”.
“Familja ka kërkuar ndihmën e policisë, të cilët kanë nisur hetimet dhe kërkimet. Policia poashtu ka kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve për gjetjen e vajzës”, u shpreh tutje gazetarja.