Live

Zjarr i madh shpërthen në fabrikën e riciklimit në Paris, evakuohen punëtorët

11:48 / 08 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në fabrikën e riciklimit Syctom Paris17 në Paris, duke shkaktuar një situatë emergjente. Qindra zjarrfikës kanë mbërritur në vendngjarje dhe po luftojnë me flakët që janë përhapur shpejt nëpër ndërtesë.

Kryebashkiaku i rajonit të 17-të të Parisit, Geoffroy Boulard, njoftoi shpërthimin e zjarrit në një postim në mediat sociale, duke thënë se “Një zjarr masiv shpërtheu në bodrumin e fabrikës Syctom Paris17”. Ai shtoi se të gjithë punëtorët e fabrikës u evakuuan në mënyrë të sigurt, dhe bëri thirrje që qytetarët të shmangin zonën.

Fabrika, e hapur në vitin 2019, është një nga objektet kryesore të riciklimit në Paris dhe shërben për trajtimin e mbetjeve shtëpiake të rreth një milion banorëve. Sipas kryebashkiakut, ndërtesa ka pësuar dëme të mëdha dhe është shkatërruar plotësisht.

Për momentin, operacionet për të shuar zjarri janë ende duke vazhduar dhe autoritetet po monitorojnë situatën.

Shpërndaje në

U Kopjua