Live

Zjarr në një banesë në Shkozë, banorët u evakuuan (VIDEO)

12:52 / 06 Prill 2025

Nga Kosova Live

Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shkozë.

Ngjarja ka ndodhur në një prej banesave sociale atje.

Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje u angazhuan tre stacione të zjarrfikësve.

Po ashtu, policia ka bërë evakuuimin e banorëve dhe së bashku me grupin hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Shpërndaje në

U Kopjua