Live

Zjarr në një trafo në Bresje të Fushë Kosovës

13:36 / 19 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një incident i zjarrit ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Bresje të Fushë Kosovës.

Lidhur me rastin detaje për Klankosova.tv ka dhënë Malë Gashi, shef i Brigadës së Zjarrfikësve.

Gashi tha se nga fjalët janë përfshirë kabllot e një trafoje, derisa theksoi se nuk ka ndonjë person të lënduar nga ky rast.

“Janë djegur kabllo elektrke që shërbejnë për furnizimin e trafos me energji elektrike. Dëme tjera përveç kabllove nuk ka”, deklaroi Gashi për Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua