Një vatër zjarri është regjistruar në mesditë në kodrat e Orikumit të Vlorës.
Zjarri që ka rënë si pasojë e djegies së një transformatori të energjisë elektrike po ndihmohet nga era për t’u përhapur shumë pranë zonave të banuara.
Për pasojë është djegur një pjesë e kodrës.
Si rezultat i ndërhyrjes në kohë të ekipit të zjarrfikëses së Vlorës, është bërë i mundur lokalizimi dhe fikja e vatrës së zjarrit.
Tashmë ka përfunduar rreziku edhe për banesat në zonë, njofton A2CNN.
Dyshohet se zjarrvënia mund të jetë edhe e e qëllimshme, krahas shkakut të transformatorit të energjisë.