Aktualisht, në Maqedoni tw Veriut ka 12 zjarre në qiell të hapur, prej të cilëve katër janë aktivë, një është lokalizuar, ndërsa shtatë janë shuar, sipas Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK).
Aktive janë zjarret në Komunën Prilep: fshati Beshishtë, ku është kapluar pyll i përzier, në Komunën Makedonski Brod në fshatin Creshnevë ku po digjet pylli me lisa dhe shkurre. Në Komunën Çashkë, ndërmjet burimeve të Babunës, vetëm tym në pjesën tokësore (zjarr pyjor).
Në Komunën e Çuçer Sandevës: midis fshatrave Bllacë dhe Çuçer, është djegur një pyll i përzier dhe bimësi e ulët. Dy helikopterë policie, një helikopter ushtarak, si dhe tre automjete të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim – një hermelin me një autocisternë, një pinzgauer dhe një automjet fuoristradë amarok – janë angazhuar për të shuar zjarrin që nga ora pesë e mëngjesit të sotëm. Ata po veprojnë në mbështetje të Brigadës për Mbrojtje nga Zjarret, e cila me disa zjarrfikës dhe automjete po shuan zjarrin e madh në një zonë të hapur në territorin e Komunës së Çuçer Sandevës mbi autostradën Shkup – Bllacë, i cili shpërtheu dje pasdite, shkruan Alsat-M, transmeton Klankosova.tv.
Siç deklaroi drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, arsyeja më e shpeshtë për zjarrin në komunën Çuçer Sandevë janë bishtat e cigareve të hedhura nga automjetet në lëvizje ose djegie me qëllim.
“Nga vëzhgimi im i drejtpërdrejtë, mund të them se ky zjarr shpërtheu në afërsi të rrugës kryesore për në Bllacë dhe shkaku i mundshëm është një bisht cigareje i hedhur nga një automjet në lëvizje ose zjarr vënie e qëllimshme. Prandaj, u bëjmë thirrje qytetarëve të sillen me përgjegjësi dhe të mos hedhin kurrë bishta cigaresh jashtë automjetit, edhe kur janë të bindur se janë shuar”, apelon Angelov.
Nëse vërejnë zjarr, theksoi ai, qytetarët menjëherë të lajmërohen në numrin 112.
MPB sot në mëngjes njoftoi se komunikacioni rrugor deri në vendkalimin Bllacë mbrëmë është normalizuar dhe është shfuqizuar ndalesa për automjetet për transportimin e mallrave dhe për autobusët. Komunikacioni në këtë seksion mbrëmë për shkak të zjarrit mbi rrugën magjistrale A4 Shkup – Bllacë te tuneli, i cili u zgjerua, ishte ridrejtuar për automjetet e udhëtarëve, ndërsa ishte vendosur edhe ndalesë për automjetet e mallrave.
Përndryshe, ishte lokalizuar zjarri në komunën Dellçevë ku po digjej deponia e qytetit.
Janë shuar zjarret në Komunën e Sarajit në fshatin Lubin ku digjej bimësi e ulët dhe pyll pishe, në Komunën Gjorçe Petrov në vendbanimin Dame Gruev, përgjatë lumit Lepenec ku u prek bimësia e ulët, pastaj në Komunën e Karposhit pranë spitalit në Bardovcë ku digjej shkurre dhe bimësi e ulët. Në Komunën e Prilepit, zjarri në Fabrikën Partizanka që përfshiu bimësi të ulët dhe një hekurudhë prej druri, digjej kashtë në Komunën e Çeshinovës-Obleshevo në fshatin Çeshinovë, si dhe mbeturina dhe bimësi të ulët në rrugën “Revolucioni i Tetorit” dhe goma dhe mbeturina në autostradën pranë stacionit të benzinës Makpetrol në Komunën e Kumanovës.