Live

Zv/ministri Vokrri që u ballafaqua me Arsenijeviqin: E ftova për kafe që t’i tregoj se jemi shoqëri demokratike

18:06 / 12 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Edhe zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, është fshikëlluar nga politikani serb, Aleksandër Arsenijeviq, në pjesën veriore të Mitrovicës.

Ai ka treguar si ndodhi ngjarja.

“Isha i shoqëruar nga një ekip televiziv, ramë në sy të një grupit të vogël të disa OJQ-istëve që veprojnë në veri, në emër të qytetarëve serbë, që sa herë shfaqet ndonjë zyrtar i lartë i shtetit e kanë bërë zakon të fishkëllojnë,” tha Vokrri.

Vokrri tha se ka kundërshtuar insistimet e tyre që thonë se qeveria bën propagandë, teksa shtoi se protestuesit i ka ftuar për kafe, që të shohin që “jemi shoqëri demokratike”.

“I kundërshtova insistimet e tyre që qeveria jonë bën propagandë se nuk e ka hallin e qytetarëve serbë, i ftova që nëse janë të interesuar ta testojnë se çfarë shoqërie demokratike jemi të vijnë me mua edhe në pjesën jugore me fishkëllimat e tyre të pijmë nga një kafe së bashku.”

Ai e pranoi se Arsenijeviq deshti ta pranojë ftesën, megjithatë nuk u lejua nga Policia, me arsyetimin se mund të provokojë.

“I njoftova se unë dhe kolegët e mi luftojmë për të drejtat tuaja, e jam i lumtur që keni mundësinë e botës që të shfaqni çfarëdo pakënaqësie që keni dhe të mos keni frikë që do t’u ndodhë diçka e keqe,” shtoi Vokrri.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...