Live

Zvicër: U kapën me 500 kilogramë kokainë, aktakuzë ndaj tre shqiptarëve

14:18 / 05 Maj 2025

Nga Kosova Live

Tre shqiptarë para disa vitesh ishin kapur me një sasi të madhe (500 kilogramë kokainë) në Zvicër.

Vlera e drogës kap shumën e 60 milionë frangave apo (mbi 64 milionë eurosh).

Ndaj tyre tashmë është ngritur aktakuzë nga Zyra e Prokurorit Publik të Basel Landschaft, për shkelje të rënda të Ligjit për Narkotikët.

Sipas aktakuzës, ata kishin tentuar ta vidhnin një kontejner të mallrave detare, brenda së cilës ishte edhe substanca narkotike dhe ta transportonin jashtë vendit.

Kjo ngarkesë siç shkruajnë mediat zvicerane, droga kishte qenë brenda këtij kontejneri.

Ngjarja kishte ndodhur në kantonin e Basel Landschaft, në vitin 2022 nga data 28 prill e deri më 2 maj, ku tre shqiptarët ishin pjesë të një grupi, bashkë me edhe disa persona të tjerë që kishin cak ta kryenin krimin.

Autoritetet nuk kishin arritur ta gjenin kontejnerin e mallrave të fjalë, ajo u dërgua tek porositësi i saj në Romont në Francë.

Ngarkesa me mallra kishte ardhur nga Brazili dhe atëherë policia kantonale e Fribourgut kishte deklaruar se malli brenda kontejnerit nuk ishte prekur nga droga pasi që ishte i izoluar me qese.

Pastertia e drogës sipas autoriteteve zvicerane ishin kryesisht midis 97 për qind dhe 100 për qind.

Tre shqiptarët e moshës nga 30 e deri në 34 vjeç, janë ende në paraburgim.

Ata supozohet të jenë të pafajshme, shkruajnë mediat zvicerane transmeton Klankosova.tv.

Ende nuk dihet se kur do të zhvillohet seanca kryesore dëgjimore në Gjykatën Penale të Basel-Landschaft.

Shpërndaje në

U Kopjua