Live

Zyra e BE-së thotë se Costa në takim me Kurtin kërkoi angazhim në normalizimin e raporteve të Kosovës me Serbinë

20:31 / 14 Maj 2025

Nga Kosova Live

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë, ka dhënë detaje nga takimi që sot u zhvillua mes presidentit të Këshillit të BE-së, Antonio Costa dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.

Në një postim në facebook, kjo zyrë thotë se presidenti Costa, i ka kërkuar Kurtit, angazhim në normalizim përmes një dialogu konstruktiv në raport të bisedimeve Kosovë-Serbi, transmeton klankosova.tv.

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, António Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane.

Shpërndaje në

U Kopjua