Ekipi katalanas lëshoi një deklaratë duke njoftuar nënshkrimin e portierit të rivalëve të qytetit, RCD Espanyol pasi aktivizoi klauzolën pre 25 milionë eurosh.
“FC Barcelona ka aktivizuar klauzolën e lojtarit. Kostoja e klauzolës ishte 25 milionë euro. Këtë të premte, lojtari do të nënshkruajë një kontratë me Barçën për gjashtë sezonet e ardhshme, deri më 30 qershor 2031, në një ceremoni private në zyrat e FC Barcelona-s”, shkruhet në deklaratën e katalanasve.
Pasi Barça pagoi klauzolën të premten e kaluar dhe pasi LaLiga e verifikoi atë dhe të gjitha procedurat burokratike u përfunduan, Barcelona njoftoi se Joan Garcia, është blerja e parë për sezonin 2025-26.

Pasi të zyrtarizohet, lojtari nga Sallent do të nënshkruajë kontratën fizike me FC Barcelona për gjashtë sezonet e ardhshme këtë të premte dhe do të prezantohet në një event privat në zyrat e klubit katalanas.
Ndryshe nga prezantimet e mëparshme, klubi vendosi që këtë herë formati do të jetë më i ngjashëm me atë të rinovimeve. Joan Garcia do të shkojë në zyrat e klubit i shoqëruar nga përfaqësuesi i tij, Juanma López, dhe familja e tij, ku do të nënshkruajë kontratën së bashku me presidentin Joan Laporta dhe drejtorin sportiv të Barçës, Deco, mbështetësin e tij më të madh gjatë negociatave. Më pas, ai do të bëjë deklaratat e tij të para si lojtar i Barçës për mediat e klubit.
Joan Garcia zbarkoi në Barcelonë të martën e kaluar pas disa ditësh pushimesh në Azore. Portieri i ri i katalanasve, ashtu si pjesa tjetër e shokëve të tij të ekipit, është thirrur nga Hansi Flick për 13 korrik, ditën kur fillon faza përgatitore, përpara se ekipi katalanas të shkojë në Japoni më 24 për të filluar turneun aziatik.