Live

Zyrtarisht mbyllet “Tik Toku” në Shqipëri

13:53 / 06 Mars 2025

Nga Kosova Live

Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur sot mbledhjen e radhës ku ka marrë një sërë vendimesh.

Një ndër këto vendime është edhe mbyllja zyrtarisht e rrjetit social Tik Tok.

Në lidhje me këtë vendim ka njoftuar Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu përmes një konference për media.

“Kemi zhvilluar konsultime të gjera me prindërit, për sigurinë e fëmijëve në mjedisin digjital dhe efektet që sjellin në gjendjen psiko-emocionale te fëmijët platformat e rrjeteve sociale. Kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit për TikTok. Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për 12 muaj, periudhe që do të na lejojë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok”, tha Manastirliu.

Ministrja tha se është një vendim që ka në fokus interesin e fëmijëve dhe sigurinë publike në mjedisin digjital.

Shpërndaje në

U Kopjua