Një zyrtare policore është ofenduar në baza nacionale derisa po shqiptonte gjobë të dyshuarit mashkull kosovar.
Rasti ka ndodhur ditën e djeshme në Bardhosh të Prishtinës dhe në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti pas inicimit të rastit është liruar.
“Fsh. Bardhosh, Prishtinë 25.04.2025 – 09:08. Ankuesja femër kosovare (zyrtare policore), ka raportuar se derisa i ka shqiptuar një gjobë kundërvajtësit- të dyshuarit mashkull kosovar, i njëjti e ka ofenduar ankuesen në baza nacionale. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është intervistuar dhe i njëjti pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, njofton policia.