Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që nesër me rastin e Ditës së Punëtorëve -1 Majit të ndalojë qarkullimin e të gjitha automjete në drejtim të Parkut të Gërmisë.
Nga ky vendim përjashtohen autobusët e linjës 4 të NPL “Trafiku Urban”, automjetet e policisë, KFOR-it dhe EULEX-it, ata të emergjencës, KRM “Pastrimi”, NPL “Gjelbër”, inspektorëve komunalë, etj.
“ Qytetarët do të mund të udhëtojnë deri te pishinat në “Gërmi” ekskluzivisht me autobusët e Trafikut Urban – Linja 4’, thuhet në njoftim të kësaj komune, transmeton Klankosova.tv.