Live

16 raste të vjedhjeve dhe 4 të dhunës në familje për 1 javë në rajonin e Ferizajt

13:15 / 28 Prill 2025

Nga Kosova Live

Policia ka njoftuar se për një javë në rajonin e Ferizajt janë raportuar 16 raste të vjedhjeve.

13 nga këto raste janë raportuar në Ferizaj, dy në Kaçanik dhe një në Han të Elezit.

Gjatë kësaj periudhe në këtë rajon janë raportuar katër raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur në Ferizaj.

“Policia ka arrestuar 23 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet tutje në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua