Live

19 persona u arrestuan në rajonin e Ferizajt brenda 1 jave

15:23 / 14 Prill 2025

Nga Kosova Live

13 raste të vjedhjeve janë raportuar brenda një jave në rajonin e Ferizajt.

Sipas njoftimit të policisë, 11 raste kanë ndodhur në qytetin e Ferizajt, ndërkaq dy prej tyre në Kaçanik.

Pos rasteve të vjedhjeve, ka pasur edhe tri raste të dhunës në familje të raportuara në Ferizaj.

Më tej, policia bën të ditur se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 19 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykata kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Shpërndaje në

U Kopjua