Live

1’shi dhe 2’shi i VV’së në ofensivë totale – Shkak sikleti i numrave për Qeverinë

13:41 / 07 Prill 2025

Nga Kosova Live

I pari dhe i dytë i Lëvizjes Vetëvendojse janë hedhur në ofensivë totale, njëri për çështje procedurale e tjetri për ta lutur Lidhjen Demorkatike të Kosovës për konsultime për krijimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Glauk Konjufca ka nisur një letër drejt partive politike për një takim më shumë procedural për seancën konstituive të 15 prillit që do të mbahet të martën (nesër). Disa parti politike tashmë kanë konfirmuar.

Krahas kësaj letre të 2-shit të Lëvizjes Vetëvendosje, i pari i këtij subjekti politik që fitoi 42 për qind në zgjedhjeve të fundit, Albin Kurti ka nisur një letër në drejtim të kryetarit të LDK, Lumir Abdixhiku për konsultime për themelimin e institucioneve të reja, përfshi Kuvendin edhe Qeverinë.

Në letrën e tij, Kurti i ‘përgjërohet’ Abdixhikut për takim, madje kurdo që ai është më i lirë dhe në disponim.

Ditët janë e mërkurë nga ora 15:00 apo të enjtën në orën 9:00 ose në 14:00. Deri në këto momente, nuk ka ndonjë konfirmin nga Lidhja Demokratike e Kosovës nëse do të marrin pjesën në takim e ftuar nga Kurti apo do të refuzojnë.

Letra e Kurtit në adresë të LDK`së vjen pas disa takime me partinë e Fatmir Limajt, e që sipas të gjitha gjasave nuk ka ende ndonjë ujdi për bashkëqeverisje. Shkak për këtë janë bërë kushtet e vëna nga të dyja palët.

E kjo letër e Kurtit nisur në LDK po ashtu vjen në kohën kur kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje akuzoi Listën Serbe se po bënë presion tek disa deputetë joshumicë e joserbë duke pamundësuar kështu krjimin e qeverisë së re. Komunitetet jo shumicë nuk i kanë dhënë një PO të madhe Kurtit në takimet që ka pasur me secilin veç e veç për shkak se disa nga ta kanë pasur kushte.

Pse Kurti s’po e fton PDK?

Përderisa seanca konstituive po afrohet duket qartë se partia që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit nuk i ka numrat për ta bërë qeverinë. LDK tashmë ka qëndrim të betonuar se nuk do të bashkëqeverisë me VV në asnjë rrethanë.

Lumir Abdixhiku publikisht ka thënë se në rast të formimit të një qeveri opozitare, ai duhet ta marr drejtimin e Qeverisë së Kosovës. Deri tani të prera dhe me një qëndrim të palëkundur janë PDK e AAK. Nga të dyja taborret thonë se asesi nuk do të hyjnë në Qeveri bashkë me VV, derisa e kanë përsëritur vazhdimisht se preferojnë një qeveri që udhëheqet nga partitë opozitare; PDK, LDK, AAK e NISMA.

Shpërndaje në

U Kopjua