Live

20-vjeçari kapet me drogë në veturë në Podujevë – shoqërohet në polici

08:35 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Kosovës në orët e vona të së premtes në Podujevë, pasi gjatë një kontrolli në automjetin që po drejtonte iu gjet një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

Burime të Gazetës Kosovalive bëjnë me dije se më 2 maj 2025, rreth orës 23:40, në rrugën “Zahir Pajaziti”, njësitet policore kanë ndaluar një veturë dhe gjatë kontrollit kanë zbuluar një sasi të konsiderueshme marihuanë, një mulli për grirjen e lëndës narkotike si dhe material mbështjellës (rizlla).

I dyshuari, Erion Salihu, 20-vjeçar është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Kosovalive do të sjellë çdo zhvillim të ri.

Shpërndaje në

U Kopjua