Live

35 vjeçari vdiq nga mbidoza, alarmojnë ndërkombëtarët: Ilaçi që po vret! (VIDEO)

20:04 / 10 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një 35 vjeçar kishte vdekur para më shumë se 6 viteve në spitalin e Edinburgh Royal në Skoci.

E ëma, Anne McDermott, beson se djali i tij kishte vdekur nga mbidoza e Xanax.

Ajo tregoi se i biri, Scott, kishte përdorur drogë që nga mosha 17 vjecare mirëpo asnjëherë nuk ishte bërë për spital. Sipas saj, vetëm kur hyri në lojë “Xanax”, Scott filloi të kishte probleme të theksuara e si pasojë, vdiq.

Ditë pas vdekjes së Scott, Policia e Skocisë kishte lëshuar një paralajmërim mbarëkombëtar për marrjen e barnave që nuk ishin përshkruar në mënyrë profesionale dhe përzierjen e barnave me recetë me substanca të tjera, duke vënë në dukje se kishin identifikuar një trend në rritje me abuzimin e Xanax-it, raporton The Guardian.

Duket se vdekja tragjike e 35 vjeçarit anglez nuk ishte rast i vetëm si në Mbretërinë e Bashkuar, ashtu edhe në çdo cep të botës.

Kjo ngase, siç kishte raportuar BBC në shkurt të 2019-ës, të paktën 204 vdekje ishin lidhur me keqpërdorimin e Xanax që nga viti 2015.

Ndërsa në periudhën 2015 – 2017, vetëm në Skoci ishin raportuar rreth 126 raste që kishin përfunduar me fatalitet.

Në SHBA, vdekjet nga mbidoza e benzodiazepinëve si Xanax janë rritur me mbi 500% në dy dekadat e fundit. Sipas raportimeve në mediat ndërkombëtare, problem i madh është fakti se shumë pilula të shitura në tregun e zi nuk janë Xanax i pastër, por përmbajnë fentanil, substancë me funksionon jashtëzakonisht më të fuqishëm, e i cili mund të vrasë brenda minutave.

Një tjetër rrezik i madh është kombinimi i Xanax-it me alkool ose substanca narkotike, çka mund të ndikoi në probleme të shpeshtuara të frymëmarrjes, duke çuar edhe në fatalitet.

Me keqpërdorimin e kësaj substance e cila po del të jetë lehtësisht e qasshme por vdekjeprurëse në shumë raste, me një kërkim fare të shpejtë në platformën “Wikipedia”, shfaqet kategoria e vdekjeve të cilat kanë ardhur si pasojë e mbidozës nga Xanax, emra të njohur si sportist, muzicientë, modele, e këngëtarë.

Shpërndaje në

U Kopjua