Ka ca ushqime që thjesht s’i imagjinojmë dot të ndarë prej njëri-tjetrit, si për shembull kastravecin dhe domaten. A mund të shijojë njësoj si sallatë nëse ka kastravec dhe jo domate? S’jemi të sigurt, por mund të ndryshoni mendje pas këtij artikulli. Ndonëse ka produkte që kombinojnë mrekullisht mirë me njëra-tjetrën, nuk mund të rezistojnë bashkë kur bëhet fjalë për t’i ruajtur në frigorifer.
Prandaj, ka disa kombinime ushqimesh që s’duhet t’i bëni bashkë, me përjashtim të rastit kur do t’i konsumoni shpejt.
Mollët dhe karrotat
Mollët prodhojnë shumë etilen, prandaj duhet bërë shumë kujdes kur i vendosni në një vend me ushqimet e tjera. Veçanërisht mos i vendosni pranë karrotave, pasi ka gjasa që brenda 2 javëve shija e karrotave të jetë më e hidhur nga ç’duhet.
Kastravecat dhe domatet
Kastravecat janë shumë të ndjeshëm ndaj etilenit, (hormon bimori në formë gazi. Qëllimi i tij është të rregullojë proceset kimike që lidhen me plakjen dhe maturimin e luleve, frutave dhe perimeve, prandaj ndryshe njihet si hormoni i plakjes së bimëve), prandaj është mirë që të mos vihen afër domateve. Ndryshe, kastravecat do të fillojnë të zverdhen më herët nga ç’duhet. Eshtë mirë t’i ruani ato në frigorifer e ndërsa domatet diku larg tyre.
Qepët dhe patatet
Qepët e absorbojnë shpejt lagështirën, por në fakt e mira është të qëndrojnë të thata. Nga ana tjetër, patatet lëshojnë shumë lagështirë, prandaj s’mund të “bashkëjetojnë” pranë njëri tjetrës.
Bananet dhe avokadot
Kjo është pak e nderlikuar pasi varet nga qëllimi juaj. Nëse avokado është e pjekur shumë, atëherë mbajeni larg bananeve. Megjithatë, nëse dëshironi që ajo të piqet edhe më shpejt, atëherë mund të vendosni me siguri një avokado të papjekur në një qese letre dhe ta ruani pranë bananeve.
Bananet dhe pjeshkat
Pjeshkat e pjekura duhet të qëndrojnë larg bananeve duke qenë se etileni që gjendet tek to do t’i bëjë pjeshkat të piqen edhe më shpejt nga ç’duhet. Sa më e pjekur banania aq më shumë gaz do të çlirohet.
Rrushi dhe mangoja
Rrushi është shumë delikat kur vjen puna tek ruajtja e tij. Nuk tolerojnë çdo lloj fruti apo perimi pranë vetes. Mangot veçanërisht i japin shumë etilen duke e bërë të piqet më shpejtë nga procesi normal. Nga ana tjetër, perimet me aroma të forta duhet të qëndrojnë shumë larg rrushit, duke qenë se ky i fundit i absorbon shpejt aromat.
Boronicat dhe luleshtrydhet
Nëse i ruani në një vend pranë njëra-tjetrës do të prishen shumë më shpejt nga ç’e mendonit. Ose nëse e bëni, e mira është t’i konsumoni brenda pak ditësh.