Live

76 vjetori i NATO-s, Haradinaj: Kosova e gatshme të bëhet anëtare përkrah SHBA-së dhe aleatëve

09:32 / 04 Prill 2025

Nga Kosova Live

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar të NATO-s në çlirim dhe paqe.

Këto komente ai i bëri me rastin e shënimit të 76-vjetorit të NATO-s.

“NATO, aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake në botë, sot shënon 76 vjetorin. Kosova i mbetet përjetësisht mirënjohëse për rolin vendimtar në çlirim dhe paqe. Me ushtrinë më të re sipas standardeve të NATO-s, Kosova është e gatshme për t’u bërë anëtare e denjë e Aleancës, përkrah SHBA-së dhe aleatëve”, ka thënë kreu i AAK-së.

Ai ka shtuar se anëtarësimi direkt i Kosovës në NATO është domosdoshmëri.

“Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri për paqe e siguri në vend dhe rajon. Urimet dhe mirënjohjen më të thellë për të gjithë pjesëtarët e Aleancës, kudo që janë në shërbim të paqes nëpër botë”, është shprehur Haradinaj.

Shpërndaje në

U Kopjua