Live

“8 mijë euro në ditë m’i ka hup, 10 punëtorë i kam heq prej pune”, ura që bllokoi bizneset (VIDEO)

20:29 / 24 Prill 2025

Nga Kosova Live

Bllokimi i kësaj ure, bllokoi edhe të ardhurat e shumë bizneseve përreth.

Që nga shtatori i kaluar ka filluar projekti për rinovimin e linjës hekurudhore Fushë Kosovë-Hani i Elezit. Këto punime për të cilat u premtua se do zgjasnin vetëm 2 apo 3 muaj, bllokuan urën e Kaçanikut dhe ua stagnoi punën guroreve që kalonin andej me qindra herë gjatë ditës.

Pas bllokimit të kësaj ure, komuna e Kaçanikut qytetarëve u ofroi një rrugë alternative, mirëpo jo edhe për bizneset. Moslejimi i përdorimit të kësaj rruge, puëntorët e guroreve i detyroi që të bëjnë 1 orë e gjysmë më shumë rrugë se sa bënin më herët.

Stërzgjatja e kilometrave rrugë, biznesit të Adnan Dedës i solli humbje të mëdha. Nga 120 kamionë në ditë sa kishte qarkullim kjo gurore, sot punëtorët arrijnë të bartin vetëm 8 kamionë.

Për KIKS-in, 34 vjecari rrëfeu se kjo bllokadë i kushtoi deri në 8 mijë euro humbje në ditë. E sa herë që punëtorët lodheshin nga rruga e gjatë e vendosnin të rrezikonin duke kaluar nga rruga alternative që komuna ua servoi qytetarëve, ata morën dënime nga policia.

34-vjecari për KIKS-in tregoi se kishte ditë që merrnin deri në 15 tiketa në ditë.

Përpos humbjes së madhe ekonimike, pati edhe ditë të tjera të vështira për Adnan Dedën. Një e tillë qe kur u detyrua që të largojë nga puna 10 punëtorë.

E Beqir Salihu i cili punon ende me Adnanin, për KIKS-in rrëfeu se kishte ditë kur vetëm ai merrte deri në 6 dënime në ditë.

52-vjecari tregon se si për shkak të lodhjes kishte përfunduar edhe duke u fjalosur me policinë, të cilët po ia zinin pritën sa herë që rrezikonte të kalonte nga ajo rrugë.

Adnan Deda si pronar, për KIKS-in tha se dhjetëra herë kishte kërkuar një zgjidhje nga komuna mirëpo një përgjigje nuk e mori kurrë.

Shpërndaje në

U Kopjua