Live

Hoti: Kosova shumë shpejt do ta ketë një Qeveri të re

15:03 / 24 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovsë (LDK), Avdullah Hoti,  në një postim që e ka bërë të mërkurën, ka shkruar se Kosova do ta ketë shumë shpejt Qeverinë e re, siç është shprehur ai “një Qeveri normale, me njerëz kompetentë e atdhetarë, që respektojnë ligjin, që ruajnë miqësitë”.

“Kosova shpejt bëhet me qeveri të re, e cila mbi të gjitha do të jetë qeveri normale, pro-evropiane, që forcon miqësinë me SHBA-të, që tregon pjekuri politike, që respekton rendin kushtetues të Kosovës dhe parimin e ndarjes së pushteteve, që është e përgjegjshme karshi Kuvendit që e ka zgjedhur” ka shkruar më the Hoti.

Hoti ka shkruar më tej se “në fillim është e domosdoshme sanimi i dëmeve që po i lë prapa qeveria e PAN-it”.

“Si një qeveri e kaosit, e zhvatjes së buxhetit, e izolimit të lidershipit të Kosovës, e dështimit të diplomacisë dhe çnjohjeve për shtetin e Kosovës, e ministrave me aktakuza, e takimeve me njerëz të krimit, që urdhëron e kërcënon prokurorë, që i refuzohet viza nga vendi më mik i Kosovës, që ndan buxhet për frizere e roleta, që shpërdoron buxhetin në përvjetorë të pavarësisë e në projekte të ndryshme, që merr vendime vetëm për interesa ekonomike të këshilltarëve të vetë, që ja dyfishon pagën vetes, që ndaj pronën publike e nacionalizon pronën private kundërligjshëm, qeveri me pesë ‘kryeministra’, 21 ministra, 80 zëvendësministra, me qindra këshilltarë e me koordinatorë nacional”, ka shkruar në postimin e tij në Facebook, Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.

Shpërndaje në

U Kopjua