Sportisti i ri nga Mitrovica, Muhamet Ramadani, e ka fituar medaljen e artë në hedhjen e gjyles, në Lojërat Olimpike Evropian për të Rinj “Baku 2019”. Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës.
Besim Hasani kryetar i Komitetit Olimpik, e ka quajtur lajm të shkëlqyer marrjen e medaljes së artë në Azerbajxhan.
“Lajm i shkëlqyer nga Azerbaixhani! Muhamet Ramadani, 17-vjeçari nga Mitrovica , hodhi gjylen 5kg në distancën 19:75m dhe rrëmbeu Medaljen e Artë ne Festivalin Olimpik Evropian për te Rinj, Baku 2019”, ka shkruar Hasani në Facebook.