Edicioni i ri i Suprligës së Kosovës në basketboll ka nisur me një frymë të re dhe me luftë të ashpër për titullin e më të mirit, por nuk po mungojnë as befasitë.
Palestrat e stërmbushura me tifozë i kanë dhënë një tjetër pamje ndeshjeve të basketbollit ku nuk po mungon lufta dhe spektakli në parket, raporton Kosova.LIVE.
Tashmë kur janë zhvilluar pesë xhiro, Peja është skuadra e vetme që edhe më tutje nuk e ka shijuar humbjen, ndërsa kamponi në fuqi, Golden Eagle Ylli ka regjistruar vetëm fitoren e parë në këtë edicion duke e mposhtur Vëllaznimin në javën e pestë.
Kjo është renditja tabelare: