Live

Vaji i ricinit dhe përdorimi i tij

14:17 / 21 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Nga: Mr. Ph Laureta Berisha Kosumi – Farmaciste

Vaj ricini nxirret nga bima Ricinus communis, e quajtur ndryshe edhe bima e vajit castor.

Vaj ricini nxirret duke shtypur farat e kësaj bime në një vaj perimesh me shumë përdorime, ka ngjyrë të verdhë të zbehtë, me një aromë dhe erë shumë të veçantë.

Vaj ricini ka një numër të madh të përdorimeve medicinale, industriale dhe farmaceutike.

Përdoret zakonisht si një shtesë në ushqime, barna dhe produkte të kujdesit të lëkurës.

• Një nga përdorimet mjekësore më të njohura për vajin e ricinit është si laksativ natyral (ndihmon jashtëqitjen), duke ndihmuar në pastrimin më të mirë të zorrëve, duke lehtësuar kapsllëkun e përkohshëm. Për këtë efekt duhet të përdoret në sasi të vogël, ngaqë përdorimi në sasi më të mëdha mund të shkaktojë barkqitje, andaj përdoret për të trajtuar kapsllëkun akut e jo atë kronik.

• Vaj ricini ka veti anti- informatore kur aplikohet në lëkurë, pra zvogëlon inflamacionin dhe lehtëson dhimbjen, veçanërisht i dobishëm për personat me sëmundje inflamatore të tilla si artriti reumatoid ose psoriaza.

• Vaj ricini ka veprim hidratues në lëkurë, duke parandaluar humbjen e ujit përmes shtresës së jashtme të lëkurës.
Ky vaj mund të përdoret si i vetëm apo alternativ i kombinuar me krema të ndryshme kozmetike, ndërsa bëhet ultra hidratues kur përdoret bashkë me vajra tjera si:bademi dhe kokosi.

• Vaj ricini ndihmon në shërimin e plagëve, me aplikimin e këtij vaji në plagë krijohet një mjedis me lagështi duke parandaluar tharjen e plagëve dhe duke krijuar inde të reja, me ç’rast vie deri te shërimi më i shpejtë.

• Vaj ricini vepron duke reduktuar aknet në fytyrë dhe trup.
Inflamacioni mendohet të jetë një faktor kyq në zhvillimin dhe ashpërsinë e akneve, kështu që aplikimi i vajit të ricinit në lëkurë mund të ndihmojë në reduktimin e simptomave të lidhura me inflamacionin.
Vaj ricini ndihmon në luftimin e inflamacionit, zvogëlimin e numrit të bakterieve dhe zbutjen e lëkurës së irrituar, të gjitha këto mund të jenë të dobishme për personat që kërkojnë një bar natyral për akne më fytyrë, sidomos tek adoleshentët.

• Vaj ricini mund të ndihmojë në luftimin e infeksioneve kërpudhore në gojë të shkaktuara nga Candida albicans.

• Vaj ricini mund të përdoret si një kondicioner natyral për flokë, sidomos te flokët e thatë dhe të dëmtuara, poashtu te personat që kanë zbokth të shkaktuar nga dermatiti seborroik. Poashtu nxitë rritjen e flokut dhe shpeshherë përdoret në shampo të ndryshme, në të cilat mund ta shtoni vetë duke hudhur një sasi të konsiderueshme ( jo sasi të madhe) në atë shampo që u përshtatet për flokun tuaj.

• Vëmendje:
Edhe pse vaji i ricinit në përgjithësi konsiderohet i sigurt, mund të shkaktojë reaksione dhe efekte anësore të padëshiruara në disa njerëz.

▪︎Mund të nxisë procesin e lindjes, andaj gratë shtatzëna duhet ta shmangin përdorimin e tij në të gjitha fazat e shtatzënisë.

▪︎Edhe pse është mjaft efikas në shërimin e kapsllëkut akut, ky vaj mund të shkaktojë diarre (barkqitje) nëse përdoret në sasi më të mëdha.

▪︎Vaj ricini mund të shkaktojë reaksione alergjike në lëkurë te disa njerëz. Andaj para aplikimit sidomos në fytyrë, vendoseni një sasi të vogël në parallërë për të parë veprimin.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...