Rishi Sunak e ka mbajtur fjalimin e tij të parë si kryeministër, duke thënë se ai është zgjedhur për të “ndrequr” gabimet e bëra nga Liz Truss.
Ish-kancelari vlerësoi “shqetësimin” e paraardhësit të tij dhe “qëllimin fisnik” të saj për të përmirësuar rritjen ekonomike në MB, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Por, ai shtoi: “Disa gabime u bënë, jo të lindura nga vullneti i keq apo qëllimet e këqija – krejt e kundërta në fakt – por gabime gjithsesi”.
Pasi u ngjit në Downing Street pa asnjë mbështetës të pranishëm dhe me një fytyrë serioze, Sunak përsëriti komentet e tij të djeshme, duke thënë: “Tani për tani vendi ynë po përballet me një krizë të thellë ekonomike”.
Ai paralajmëroi se do të vin “vendime të vështira”, por u zotua t’u qasej problemeve me “dhembshuri” dhe tha se “nuk do ta linte brezin e ardhshëm… me një borxh për të zgjidhur që ne ishim shumë të dobët për të paguar vetë”.