Atletico Madridi ka pësuar disfatë në udhëtim te Cadizi në minutën e nëntë të kohës shtesë.
Cadizi të shtunën mposhti Atletico Madridin në ndeshjen dramatike 3:2, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga. Theo Bongonda shënoi që në minutën e parë të ndeshjes për vendësit, ndërsa shifrat i dyfishoi Alex Fernandez në minutën e 81-të, me një gol të bukur po ashtu.
Të drejtuarit e Diego Simeones ngushtuan epërsinë në minutën 85-të. Pas gjuajtjes akrobatike të Joao Felixit, autogol shënoi Luis Hernandez.
Sulmuesi portugez shënoi gol për 2:2 me gjuajtje të saktë në minutën e 89-të. Por kjo nuk mjaftoi për të marrë një pikë në udhëtim, pasi sulmuesi Ruben Sobrino realizoi në minutën e 99-të për rezultatin 3:2.
Atletico mbetet me 23 pikë në 12 ndeshje. Cadizi në pjesën e poshtme të tabelës ka 10 pikë.