Live

Spotify thotë se Apple po e pengon të bëjë biznes 

13:05 / 01 Nëntor 2022

Nga Denis Fana

Spotify lançoi biznesin e saj të audio librave muajin e kaluar me 300 mijë tituj, por tani thotë se Apple po angazhohet në sjellje anti-konkurruese duke penguar biznesin e ri të kompanisë.

Tha se Apple ka refuzuar sistemin e saj të blerjes së audio librave tre herë duke thënë se është në shkelje të rregullave të saj. Për të përmbushur kërkesat e Google, kompania është detyruar të fshehë çmimin e audio librave dhe ti shesë ato jashtë aplikacioni përmes një lidhjeje dërguar në e-mail.

E gjitha kjo e bën të vështirë për Spotify të konkurrojë nërsa përdoruesit nuk mund të krahasojnë çmimet me lehtësi. “Kjo dëmton konsumatorët, autorët dhe publikuesit,” tha kompania.

Apple tha se audio librat do të ishin pranuar pa asnjë pengesë nëse Spotify do të kishte zbatuar rregullat e App Store.

Spotify mund të kishte shitur librat përmes sistemit të blerjes së App Store por Apple do të merrte 30% të vlerës.

Aktualisht kompania është në një betejë ligjore me Apple për abonimet në shërbimin e muzikës pasi kishte thënë se komisioni 30% i Apple dëmton konsumatorët.  /CIO Albanian

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...