Live

Ilda Bejleri hap biznesin e saj

21:04 / 18 Shtator 2019

Nga Kosova Live

Komentohet shpesh për jetën e saj luksoze e cila nuk mund të mbulohet nga shpenzimet e një rroge në televizion përkundër se ka një jetë që punon në këtë fushë.

E duket se nga tani e tutje, Ilda Bejleri do e ketë një tjetër burim të ardhurash nga i cili do justifikojë jetën që bën përpos familjes, pavarësisht faktit se nuk e ka një obligim një gjë të tillë.

Prezantuesja e njohur ka hapur biznesin e saj më të ri.

Fjala është për një qendër estetike/relaksuese për të cilën është angazhuar tash e një kohë relativisht të gjatë. Sipas përshkrimit, qendra e cila mban dy shkronjat e para të emrit të bukuroshes ofron masazhe nga profesionistet filipineze, aroma-terapi, dhe masazhe tajlandeze.

Duket se ky Shtator paska qenë muaj i mbushur me përplot risi në karrierën e Bejlerit. Krahas këtij biznesi, ajo ka nisur moderimin e ‘Procesit Sportiv’ në TCH pas 12 viteve në platformën Digitalb dhe gjërat për të duken krejtësisht të ndryshme nga një vit më parë.

View this post on Instagram

I do speak moschino 😊.. @chic_studio_

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...