Bardhekaltrit u mposhtën nga Malisheva me rezultat 1:2, në kuadër të xhiros së 16-të të Superligës së futbollit.
Golat e fitores së vendësve i realizuan Drilon Hazrollaj dhe Medin Bajrami.
Kurse, për prishtinasit golin e vetëm dhe të pamjaftueshëm e realizoi Endrit Krasniqi nga penalltia.
Përkundër humbjes, Prishtina mbetet në vendin e tretë në tabelë.
Kurse, Malisheva ngritet në pozitën e pestë në tabelë.
Ndërkohë, Dukagjini e regjistroi një fitore të rëndësishme pasi e mposhti Drenicën në udhëtim, 1:0, falë golit të Altin Merlakut.
Fitore në udhëtim shënoi edhe Trepça ’89, e cila e mundi Ferizajn me rezultat 3:2.