Derbin e Los Angeles në NBA e ka fituar skuadra e Clippers.
LA Clippers kanë marrë fitore 114:101 përballë skuadrës së LA Lakers.
Lojtari më i mirë në këtë ndeshje ishte ‘Mbreti’ LeBron James, i cili kontribuoi me 30 pikë, por këto s’i mjaftuan skuadrës së tij.
Në anën e Lakers, mirë bëri edhe Anthony Davis, i cili shtoi 21 pikë.
Te Clippers, Paul George ishte më i dalluari, me 29 pikë të shënuara.
Lakers vazhdon kësisoj formën negative në fillim të sezonit, pa zgjidhje për situatën.