Live

KE: Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në

09:28 / 11 Nëntor 2022

Nga admin

Zëdhënësja e Komisionit Evropian për Punët e Brendshme, Anita Hipper thekson domosdoshmërinë e harmonzimit të politikës së vizave në vendet e Ballkanit Perëndimor, me atë të BE. Shkaku: rritja e migrimit të parregullt.

“Ballkani Perëndimor duhet të harmonizojë plotësisht politikën e vizave me BE-në si pjesë e politikës së zgjerimit. Komisioni e ka ndjekur këtë çështje në raportin e tij vjetor për paketën e zgjerimit dhe mekanizmin e pezullimit të vizave. Ai përsëriti rekomandimet për përafrimin e plotë në paketën e zgjerimit të vitit 2022 dhe do ta bëjë këtë edhe në raportin e pestë mbi mekanizmin e pezullimit të vizave, që pritet të dalë në mes të nëntorit”, ka thënë ajo për DW.

E pyetur se çfarë masash shtesë mund të ndërmarrë Komisioni Europian për reduktimin e migracionit të parregullt drejt vendeve të BE, përveç një ndalimi të mundshëm të udhëtimit pa viza në Ballkanin Perëndimor, Hipper thotë se Komisioni do të vazhdojë të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin me vendet e treta të origjinës dhe tranzitit, në mënyrë që të mund të punojmë në partneritet dhe të trajtojmë së bashku sfidat e përbashkëta të migracionit.

“Rrjetet kriminale dhe kontrabandistët përfitojnë në mënyrë cinike nga dëshpërimi i njerëzve në nevojë. BE është gjithashtu i përkushtuar për të luftuar këto rrjete kriminale dhe kjo është arsyeja pse ne kemi vendosur parandalimin dhe luftën kundër kontrabandës në qëndër të përqasjes ndajmigracionit në kuadër të Paktit të Ri për Migrimin dhe Azilin. Kjo gjithashtu parashikon Planin e Veprimit 2021-2025 të BE kundër kontrabandës së migrantëve. Plani i Veprimit i BE-së kundër kontrabandës së migrantëve fokusohet në: bashkëpunimin brenda BE dhe shkëmbimin e informacionit; dukuritë e shfaqura kundër kontrabandës; bashkëpunimin më të synuar me vendet e origjinës dhe tranzitit. Puna e agjencive të punëve të brendshme në këtë kontekst është vendimtare. Plani i Veprimit zbatohet përmes punës së përbashkët të EUROPOL-it dhe Qendrës së tij Evropiane për Kontrabandën e Migrantëve, FRONTEX, EUROJUST dhe Agjencisë së BE të Trajnimit për Zbatimin e Ligjit (European Union Agency for Law Enforcement Training – CEPOL)”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se prioritet i Komisionit Evropian është përqendrimi bashkëpunimin praktik, operacional.

“Prioriteti ynë mbetet të përqëndrohemi në bashkëpunimin praktik, operacional, në veçanti për të luftuar rrjetet e kontrabandës. Ne po ndërmarrim hapa thelbësorë në përpjekjet për të luftuar kontrabandën e migrantëve dhe po bëjmë përparim drejt arritjes së objektivave të përcaktuara në Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin. Në prill 2022, Komisioni i BE-së propozoi një politikë të qëndrueshme të migracionit legal, si pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të përcaktuar në Paktin e Ri për Migracionin dhe Azilin. Komisioni propozon rritjen e bashkëpunimit operacional në nivel të BE-së ndërmjet shteteve anëtare si dhe me vendet partnere. Pas nisjes së Partneriteteve të Talenteve* në qershor 2021, Komisioni tani po propozon një sërë hapash për t’i funksionalizuar ato me synimin për të rënë dakord për Partneritetet e para të Talenteve deri në fund të vitit 2022. Partneritetet e Talenteve janë skema lëvizshmërie për punë ose trajnim për të gjitha aftësitë nivelet e ankoruara në një bashkëpunim më të gjerë për menaxhimin e migracionit”, është shprehur ajo.

Ai ka delaruar në fund se kanë filluar hapat konkret për të funksionalizuar partneritete të përshtatura.

“Ne përcaktuam hapa konkretë për të funksionalizuar këto partneritete të përshtatura duke filluar me Marokun, Tunizinë dhe Egjiptin. Në diskutime dhe vlerësime të mëtejshme kemi Pakistanin, Bangladeshin, Senegalin dhe Nigerinë. Komisioni do të vazhdojë të promovojë dialogun dhe bashkëpunimin me vendet e treta të origjinës dhe tranzitit, në mënyrë që të mund të punojmë në partneritet dhe të trajtojmë së bashku sfidat e përbashkëta të migracionit”, shprehet ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...