Live

Francisco Rivera, “Ylli i Javës” së 16-të në Superligë

12:01 / 11 Nëntor 2022

Nga admin

Francisco Rivera e ka fituar çmimin “Ylli i Javës” për javën e 16-të në Superligën e Kosovës.

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Berat Berisha, Lulzim Rrmoku, Sheremet Isufi.

Rivera pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen kundër Ballkanit, duke qenë njëri nga më të merituarit për fitoren e Llapit në Suharekë, me rezultat 4:1, me dy gola të shënuar.

Pas kurorëzimit me çmimin e futbollistit më të mirë të javës, futbollisti i llapjanëve u shpreh i lumtur që e ndihmoi skuadrën e tij në fitoren kundër kampionëve në fuqi.

“Jam i lumtur që e ndihmova ekipin tim për të realizuar fitore ndaj një ekipi të madh si Ballkani. Fitorja është rezultat i punës dhe angazhimit që po e bën i tërë ekipi çdo ditë. Nuk e filluam mirë këtë kampionat, por nga ndeshja në ndeshje jemi duke u përmirësuar dhe mendoj se tashmë 11-shja më e mirë tashmë është gjetur. Në ndeshjen e fundit kemi pasur një kimi dhe jemi kuptuar shumë mirë me njëri-tjetrin. Besoj se jemi në rrugën e duhur për të realizuar fitore tjera, në mënyrë që të luftojmë sërish për kreun e tabelës, siç kemi bërë çdo vit tjetër”, tha Francisco Rivera për faqen zyrtare të FFK-së.

Pas fitores ndaj Ballkanit, Llapi ndodhet në pozitën e pestë me 19 pikë. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...