Live

Giresse ndryshon listat për miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe

21:26 / 11 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Pasi që u publikua lista e parë e lojtarëve të grumbulluar, trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka ndryshuar atë me një listë të re

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë miqësoren e parë të muajit nëntor më datën 16 kundër Armenisë, kurse tre ditë më vonë, respektivisht më 19 nëntor luan kundër Ishujve Fraoe.

Giresse është fokusuar kryesisht në emrat të rinj, ku vërehet mungesa e yjeve si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Rashica e Arijanit Muric.

Po ashtu, kësaj liste përsëri nuk i është bashkuar mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, i cili pavarësisht paraqitjeve fantastike në kampionatin vendor si dhe në garat evropiane, nuk ka pranuar ftesë nga Giresse.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar për miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.

Në listën e fundit mungon Domgjoni, i cili ishte ftuar në listën e parë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...