Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës është zyrtar i lartë i Nismas Socialdemokrate dhe ish-deputeti në tri legjislaturat e Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha.
Në këtë intervistë Berisha ka deklaruar se Kosova për 20 vite ka bërë punë të jashtëzakonshme porpër dy ditë është shkatërruar.
“Kosova për 20 vite nga zeroja ka bërë punëtë jashtëzakonshme, Albin Kurti me veprimet e tij e ka shkatërruar për dy vite edhe punën e vendorëve edhe të ndërkombëtarëve. Kemi dy vitë në qeverisje që e kemi Albin në pushtet dhe për 2 mandate sa ishte kryeministër, ku i parë nuk i shkoi gjatë, e kemi modelin e qeverisjes së tij e ka transmetuar ndryshe e në faktë në praktikë është ndryshe”, ka deklaruar ai.
Berisha ka deklaruar se kryeministri Kurti sa herë që ka folur ai ka gënjyer.
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka thënë se kjo qeverisje është e korruptuar.
“Kurti ka thënë se nuk jami shantazhura sepse nuk jemi korruptuar, por nuk është ashtu, koha do të tregojë. Çështja e korrupsionit është bërë “gogol”, për hienta e rrjeteve social dhe për njerëzit që mendimin kritik e kanë nënë ujë, sepse korrupsioni ik përmasave se si është paraqitur nuk është e vërtetë”, ka thënë ai.
Berisha ka pohuar se kjo qeverisje nuk po qeverisë me duar të pastërta sepse skandale ke në ministrinë e transportit të kulturës.
Për më shumë ndiqeni videon e plotë./ Kosovalive.net/