Sonte promovohet monografia “Nexhmije Pagarusha” me autorë Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha.
Në këtë ceremoni solemne do të merr pjesë edhe ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.
Libri është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, Nexhmije Pagarusha.
Monografia “Nexhmije Pagarusha” me autorë Shaban Maxharraj dhe Elvira Berisha, është realizuar nga Integra me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës.