WhatsApp po lanson funksionin e tij “Message Yourself” për përdoruesit në mbarë botën.
Aplikacioni tani do t’ju lejojë t’i dërgoni tekst vetes, për të ruajtur mesazhet dhe fajllat, dhe do të jetë më lehtë, transmeton Telegrafi.
Sipas një raporti nga TechCrunch, aplikacioni i mesazheve në pronësi të Meta-s ka filluar ta lansojë veçorinë.
Funksioni “Message Yourself” do të jetë i ngjashëm me dërgimin e një teksti te një përdorues tjetër, përveç që mesazhi do të mbetet në një bisedë të veçantë në telefonin tuaj.
Pasi të dalë funksioni, përdoruesit do të shohin një bisedë të veçantë me emrin e tyre të ndjekur nga (You).
WhatsApp thotë se veçoria Message Yourself tani është duke u lansuar dhe duhet të arrijë shumicën e përdoruesve të Android dhe iOS në javët e ardhshme, sipas raportit. Përdoruesit mund të shkarkojnë versionin më të fundit të aplikacionit në Android dhe iOS për të përdorur veçorinë.